Te skuadra e Napolit edhe njëherë kanë plasur akuzat në drejtim të arbitrave.

Kësaj rradhe ishte zëvendëspresidenti i të kaltërve, Edoardo De Laurentism i biri i presidentit Aurelio De Laurentis i cili me anë të një postimi në profilin e tij në rrjetin social “Instagram” ka publikuar një foto duke shprehur të gjithë indinjatën e tij në drejtim të arbitrit kryesor për një gol të rregullt që i është mohuar napoletanëve në sfidën ndaj Kaljarit, ku skuadra nga Kampanja u ndal në frymën e fundit në barazim 1-1:“Neve një gol të rregullt nuk na u akordua, atyre si gjithmonë një gol të akorduar jo të rregullt… çfarë trishtimi…”