Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, në një intervistë për “Corriere dello Sport”, ka folur veç të tjerash, edhe për të ardhmen e mbrojtësit kuqezi, Elseid Hysaj. Sipas numrit 1 të qeverisë së futbollit shqiptar, shkodrani nuk do të ndryshojë ambient gjatë merkatos së janarit.“Hysaj meriton të luajë, nuk do të largohet nga Napoli në janar.

Pastaj, në fund të sezonit, mund të shkojë të luajë në një skuadër tjetër. Di që i skadon kontrata. Më kanë thënë se nuk është e lehtë të punosh me Aurelio De Laurentiis.

"Më shumë interes për opinionin sportiv në Itali kishte deklarata e Dukës për të ardhmen e Carlo Ancelottit.“Do të ketë Ancelotti ai që do të largohet. Më vjen keq për Carlon, sepse jam tifoz i Milanit, por me aq sa di unë, De Laurentiis po kërkon një trajner të ri.”