Luis Hamilton ka paralajmëruar se në fund të këtij sezoni mund t’i japë lamtumirën botës së garave të Formula 1. “E ardhmja është në duart e mia”, tha britaniku për “Auto”, duke lënë të kuptohej se mund ta merrte një vendim të tillë ndonëse ka kontratë për të vazhduar në këtë sport.

“Mund të vendos të largohem në fund të këtij sezoni. A do ishte më e lehtë për mua sesa të largohem pas 5 vitesh? Kush mund ta thotë! Nuk më pëlqen të bëj plane pasi nuk e di asnjëherë atë që më pret.Unë thjesht ëndërroj të bëhem si Airton Sena. Të njihem si një pilot i ashpër, por korrekt. Do të dëshiroja që njerëzit të më kujtonin në të njëjtën mënyrë, është ajo që kam dëshiruar gjithmonë, që kur fillova të garoja.Shpresoj që kur të tërhiqem, njerëzit të respektojnë përkushtimin tim, aftësinë time dhe stilin e drejtimit të njëjtë si të Senës”, deklaroi Hamilton në intervistën e tij.