02/12/2020 - 12:55
Tenisti spanjoll, Enrike Lopez Perez është përjashtuar për 8 vite nga garat pasi rezultoi fajtor në përfshirjen e skemës së trukimit të ndeshjeve në vitin 2017.
Njësia e Integritetit të Tenisit konstatoi se 29-vjeçari është përfshirë në 3 raste fiksimi të ndeshjeve dhe për rrjedhojë duhet të vuajë një dënim të rëndë.
“Çështja disiplinore u shqyrtua nga oficeri i anti-korrupsionit Riçard MekKlaren në 5 nëtor. Ai konstatoi se Enrike Lopez Perez ka thyer rregulloat e Programit të Anti-Korrupsionit të Tenisit në 3 raste në vitin 2017, ndërsa dy akuzat e tjera nuk janë provuar”, shkruhet në njoftimin e Njësisë së Integritetit të Tenisit.
Lopez arriti rezultatin më të mirë në vitin 2018 duke u renditur i 154-rti në listën botërore të tenistëve meshkuj.
/portali DurresLajm/