Mario Balotelli përfundon në qendër të vëmendjes edhe kur nuk do. Sulmuesi italian, i cili është pjesë e Monza në Serie B, mund të bëhet shkaktar i burgosjes për 13 vite të një 30-vjeçari në vendin fqinj.

“La Repubblica” shkruan se një 30-vjeçar, emri i të cilit nuk zbulohet, mund të dënohet rëndë nga gjykata për shkak të sulmeve të shpeshta ndaj partneres së tij.

Ai ishte i bindur se partnerja e tij kishte më shumë se miqësi me Balotellin, madje pretendohet se ky i fundit kishte ndërhyrë disa herë për ta shpëtuar vajzën nga dhuna.

Avokati i 30-vjeçarit e ka përdorur Balotellin për të treguar xhelozinë e klientit të tij si shkak të asaj që kishte ndodhur, por për gjykatën nuk mjafton për shkak se i akuzuari e ka sjellë të përsëritur dhe më parë është dënuar me dy vite burg.