Bruno Dita e mbylli këtë sezon me Teutën pas një dëmtimi të pësuar në sfidën me Partizanin, ndërkohë që ditën e djeshme ai i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale në ligament, dhe operacioni ka dalë me sukses.

Mesfushori i falenderon të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë si dhe uron shokët e ekipit për fitoren në Shkodër. Tashmë Dita do të duhet të qëndrojë jashtë fushave të blerta për një periudhë të gjatë, rreth 6 muaj, për t’u rikthyer rreth muajit tetor.