Goga Basket është skuadra kampione e Shqipërisë në basketboll për meshkuj, për këtë sezon, pasi mposhti në finale Teutën me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Pasi të dy skuadrat kishin fituar nga dy ndeshje, mbrëmjen e sotme në Durrës u zhvillua edhe finalja e pestë dhe e fundit, që përfundoi me rezultatin 81-60 për Goga Basket.

Kampionët e saposhpallur dominuan thuajse gjatë gjithë kohën takimin ndaj Teutës dhe arritën të fitojnë me meritë finalen e fundit dhe titullin kampion.