Dortmundi del hapur: Duam Kumbullën!

16/01/2020 - 21:20

Marash Kumbulla është një nga objektivat kryesorë të disa prej skuadrave më të mëdha në Europë. Shqiptari që luan për Veronën në Itali kërkohet së fundmi nga Borusia e Dortmundit. 19- vjeçari konsiderohet nga drejtuesit verdhezinj si një nga lojtarët më premtues në rolin e tij. Edhe pse momentalisht Dortmundi nuk ka bërë asnjë përpjekje konkrete për lojtarin, drejtori sportiv i klubit gjerman, Mikael Cork u shpreh se është duke ndjekur me kujdes situatën në merkato për lojtarin. “Kemi disa javë që i kemi hedhur sytë nga mbrojtësi shqiptar dhe këtë s’mund ta mohoj”, tha Cork.

“Nëse do të kemi një mundësi sado minimale për të arritur tek ai, do ta shfrytëzojmë pa u menduar dy herë. Nuk është e lehtë, sidomos tani në dimër. Në garë për të janë edhe skuadra të tjera në Itali”.

“Sky Sport” shkruan se Borusia mendon të sjellë në skuadër talentin shqiptar për të përforcuar repartin e mbrojtjes, aty ku gjermanët kanë hasur vështirësi në fazën e parë të kampionatit.Tratativa mbetet ende vetëm një hipotezë pasi për momentin skuadra e Interit ndodhet në pozicion më të mirë për të blerë lojtarin. Bepe Marota ka punuar në fshehtësi totale në këto dy muajt e fundit për të bindur lojtarin.

Ndërkohë që Verona po tenton me të gjitha mënyrat për ta mbajtur lojtarin në skuadër, duke i ofruar edhe një rinovim deri në 2023-shin.

“Kemi nisur një projekt për të sjellë lojtarë të rinj.Haland ishte një pjesë e këtij projekti, ashtu siç ka qenë edhe Dembele apo Rojs para tij. Kumbulla është një nga lojtarët më premtues dhe për momentin mendojmë se ai mund të gjejë një ambient të ngrohtë në klub. Dortmundi ka ditur gjithmonë të punojë me lojtarë të rinj, pasi ka pasur durimin e nevojshëm për t’u marrë me ta”, shtoi Cork për “Sky”. Në javët në vazhdim do të mësojmë më shumë për fatin e shqiptarit, të cilin me shumë mundësi do ta shohim të luajë në të ardhmen me një skuadër të madhe.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Cristiano Ronaldo hyn në historinë e Serisë A.

Kategoria Superiore ka mbyllur dje javën e 23 të saj, me disa rezultate interesante dhe plot gola.

Tajson Fury është kampioni i ri i botës në peshën e rendë, pas fitores që mori ndaj Deontei Uajlder, me KO teknik, në raundin e shtatë, n

Marash Kumbulla është padyshim lojtari më i vlefshëm i Veronës dhe në Itali, por jo vetëm flasin vetëm për aftësitë e mëdha dhe pjekurinë

Frika për shpërthimin e epidemisë së koronavirusit e ka detyruar qeverinë italiane të kërkojë ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve sporti

Komiteti Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës përmes një komunikate për media ka thënë se është “i tronditur me lajmin e mësuar

Reagim i ashpër i Kryemistrit të Shqipërisë, Edi Rama, për thyejen stolave të shumtë në stadiumin modern “Air Albania” nga tifozët e Tira

Skënderbeu dhe Teuta kanë dhuruar një ndeshje spektakolare me plot pesë gola të shënuar.