Dovana, portieri që shënoi në Tiranë

21/03/2012 - 00:00

 

Pa dyshim Niko Dovana mbetet nga figurat qendrore të futbollit shqiptar, në kampionatet e viteve 30-të. Autoriteti i tij vjen i padiskutueshëm edhe në ditët e sotme, duke qenë ndër të parët portierë të famshëm të Teutës, që në breza do të pasohej edhe nga emra të tjerë të tillë. Dhe Durrësi që me Niko Dovanën, evidentohet si qytet portjerësh, pjesë më e madhe e të cilëve janë personazhe aktive të  historisë së futbollit durrsak. Por çfarë ndodhi në fushën e Shallvares në ndeshjen e 28 qershorit 1931 Tirana - Teuta? Pjesa e parë 0-0. Në pjesën e dytë Teuta pëson gol dhe këtu ndodh çudia, që ngjalli jehonë të jashtëzakonshme në Shqipëri, në shtypin e kohës dhe u bë pjesë e debateve të pafund. Niko Dovana kthen në portë qendërsulmuesin e ekipit të tij dhe shkon në sulm. Dhe mrekullia, e ngjyer me habi dhe çudi njëkohësisht ndodhi. Pasi gjuan fuqishëm në drejtim të portës, shënon golin e barazimit. Tirana proteston në federatën e futbollit, se nuk lejohej që një portier të sulmonte, por kjo u duk absurde dhe u trajtua si një gjë shumë normale. Në librin e komentatorit dhe gazetarit të njohur sportiv Ismet Bellova “Portierë të Mëdhenj” shkruhet kështu për Niko Dovanën:

...Për Nikon më kanë thënë se vinte nga Italia enkas për ndeshje dhe ikte përsëri, për t’u rikthyer në ndeshjet pasardhëse. Kështu që nuk e di se ku dhe si stërvitej. Veç ama në ndeshje ishte nga pikat më të forta, e më të sigurta të skuadrës durrsake. Pjesëmarrja e tij nëpër ndeshje pritej me entuziazëm dhe sidomos kur fitonte skuadra e Teutës, në fushë dëgjoheshin brohoritje:

Nik’ Dovana me fustana

Fitoi Durr’si, humbi Tirana!...

Ndërsa kur fitonte Tirana, ndodhte ndryshe. Atëherë tifozët e saj të zjarrtë, të gëzuar e të kënaqur brohorisnin:

Nik’ Dovana me fustana

Humbi Durr’si, fitoi Tirana!...

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Interi ka prezantuar ditën e sotme fanellën e dytë, teksa ka surprizuar me ngjyrën.

Benitez dhe Newcastle nuk arritën marrëveshje për rinovimin e kontratës, duke bërë që rrugët e tyre të ndahen.

Cristiano Ronaldo ka patur një të ftuar special në bordin e jahtit të tij, aty ku po kalon pushimet verore me familjen e tij.

Kameruni do të përballet ditën e nesërme me Guinea-Bisaun në takimin e vlefshëm për Grupin F të  Kupës së Afrikës.

Luis Suarez është bërë gaz i botës, me një reagim të tij gjatë ndeshjes mes Uruguait dhe Kilit e vlefshme për Kupën e Amerikës.

Mesfushori i Teutës dhe njëkohësisht kapiteni i Kombëtares U-21, Sherif Kallaku, konfirmoi edhe një herë se do të respektojë kontratën me

Teuta ka zhvilluar edhe miqësoren e dytë në tokën bullgare, ku po zhvillon fazën përgatitore në kudër të eliminatoreve europiane, ndërsa

Me të zgjidhur tashmë çështja e trajnerit, falë edhe konferencës së parë mediatike të kaluar me sukses nga Maurizio Sarri, java e ardhshm

Tifozëve të Romës me siguri nuk do t’u pëlqejë ky lajm, por në shenjë hakmarrjeje edhe ndaj drejtuesve të klubit verdhekuq që nuk i ofroi

Kjo është java e Romelu Lukaku, me Inter që e ka vendosur sulmuesin belg në prioritet absolut.