Drogë e futboll, plani i Pablo Escobar për të hedhur në erë trajnerin e Perusë

10/10/2018 - 19:17

E keni parë apo jo Narcos, historitë e Pablo Escobar Gavirias nuk kanë të mbaruar. Çfarë nuk është thënë për mbretin e kokainës, i cili sa më shumë kalojnë vitet, falë edhe filmave e serialeve që janë bërë për të, po merr formën e një gjysmë heroi folklorik.Por lajmi dalë së fundmi që bosi i Kartelit të Mdellinit donte të vriste trajnerin e Perusë El Tigre Gareca, është vërtet i padëgjuar.

“Në shesh” e ka nxjerrë John Jairio Velasquez, ose ndryshe “Popeye”, një prej vrasësve më besnikë të Escobarit.Në një intervistë për gazetën peruane “El Popular”, Velasquez ka treguar gjithë historinë, duke e berë të duket sikur fajin e kishte vetë Gareca. Në atë kohë, ai luante për America de Cali, një skuadër që nuk i pëlqente aspak Escobarit, pasi në të kishin interes bosët e Kartelit të Calit, kundërshtarët e tij me të cilët ndante tregun e kokainës në SHBA. E për pasojë, gjatë konfliktit të armatosur mes dy palëve, edhe lojtarët e skuadrës kolumbiane rrezikonin shumë, përfshi edhe El Tigren. “Pablo Escobar i mbante gjithmonë nën mbikëqyrje lojtarët e America de Cali, sepse ishim në luftë”, kujton Popeye.

“Ricardo Gareca gjithmonë ka qenë në shënjestër të bosit. Gjithsesi nuk arriti asnjëherë ta kapte. Ishte dashuria që Pablo kishte për futbollin që i shpëtoi jetën atij dhe gjithë shokëve të skuadrës, pasi kishim menduar t’i hidhnim në erë me një autobombë”. Duken skena filmi, por historitë janë të vërtetë, të treguara nga një prej njerëzve më të besuar të Escobarit.

“I merrnim peng lojtarët e Americas, sepse donim që vëllezërit Rodriguez të dilnin nga strofka. Shefi urdhëroi edhe vrasjen e familjes së Pedro Sarmientos, tani është trajner i famshëm, por atëherë ishte lojtar që nuk pranoi të bashkëpunonte”.

Në fakt Sarmiento është tërhequr nga futbolli kur ishte më pak se 30 vjeç... E ndoshta edhe për këtë, Popeye e mbyll duke thënë që bosët e drogës i kanë bërë shumë dëm futbollit kolumbian.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kur kanë kaluar më tepër se 9 muaj që nga data kur qendërmbrojtësi dhe njëherazi kapiteni i Fiorentinës, Davide Astori humbi jetën në hot

Talenti 14-vjeçar i Dinamo Bedgrove, Luka Kampanaro ka humbur jetën si pasojë e një dëmtimi që kishte marrë pas një përplasjeje me kundër

Chelsea ka pezulluar 4 tifozë, duke mos i lejuar ata të ndjekin ndeshjet e “bluve” të Londrës, që po zhvillojnë një hetim mbi pretendimet

Pritjes së Gianni De Biasit, për të marrë drejtimin e një përfaqësueseje duket se po i vjen fundi.

Shqipëria dhe Kosova përballë njëra tjetrës në kualifikueset e Euro 2021.

Gjyqtari Klajdi Kola dhe ndihmësit e tij të shumtë në fushë e kaluan pa ndëshkim përplasjen fizike gjatë lojës mes kapitenit të Teutës, T

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, vazhdon të jetë në qendër të merkatos për sa i përket të ardhmes.

Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit.

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron

Vetëm pak muaj në Itali dhe Kristiano Ronaldo duket një italian i vërtetë, sikur ka një jetë që luan te Juventusi, sepse është ambientuar