“Nuk jemi kavie, bij k…”. Me këto fjalë, dy ndër legjendat e futbollit afrikan si Didier Drogba e Samuel Eto kanë shtyrë me forcë dhe me fjalë të ashpra propozimin e bërë nga dy mjekë francezë në televizion, të cilët kërkonin që ta eksperimentonin në Afrikë vaksinën kundër koronavirusit.

Video e dy mjekëve u shpërnda në rrjet edhe nga lojtarë të tjerë, sigurisht e shoqëruar me shumë ofendime, urrejtje e kërcënime, siç raportoi edicioni i djeshëm i spanjolles “Marca”: “Bij k… Jeni vetëm m… Afrika nuk është parku juaj i lojërave”, shkruante Samuel Eto, i cili iu përgjigj në rrjet edhe një tjetër postim të Demba Basë: “Mirëserdhët në perëndim, aty ku të bardhët mendojnë se janë superior dhe racizmi e debulesa bëhen shumë banale. Ka ardhur koha të rebelohemi”.

Ndërkohë, edh ish-sulmuesi i Marsejës, Didier Droga nuk mund të mungonte me kundërsulmin e tij: “Është absolutisht e papranueshme, se çfarë na duhet ende të durojmë. Afrika nuk është një laborator testesh. Mos i merrni dhe t’i përdorni afrikanët si kavie”.