“Duhen nëntë zëvendësime në një ndeshje”, klubi i famshëm anglez e tepron

02/06/2020 - 17:10

IFAB (Bordi i Shoqatës Ndërkombëtare të Futbollit) vendosi të bëjë një ndryshim në rregulloren e futbollit. Kjo ndodhi gjatë muajit maj dhe trajnerët do të kenë mundësi të bëjnë pesë zëvendësime në një ndeshje, nga tre që ka qenë më parë.

Lojtarët kanë kaluar një kohë të gjatë pa luajtur prej koronavirusit, ndeshjet do të jenë intensive dhe frika e dëmtimeve është e madhe. Kjo shtyu IFAB të bënte modifikimin që është pritur mirë nga të gjithë. Por ka edhe nga ata që nuk ngopen me pesë zëvendësime.

Chelsea mendon se nuk mjafton kjo shifër. Daily Mail raporton se “Blutë e Londrës” kanë propozuar që numri i zëvendësimeve gjatë një ndeshje të shkojë në nëntë! Një shifër disi e tepërt, por klubi anglez e justifikon këtë kërkesë me frikën e madhe të lojtarëve që mund të dëmtohen.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshë

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscow, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij.

Xhani De Biazi i kthehet punës së trajnerit pas gati 3 vitesh.

Barcelona prej kohësh ndjek Lautaro Martinez, si një dëshirë e madhe e klubit katalanas që duan ta transferojnë në ekipin e tyre.Sulmuesi

Real Madridi mori një fitore të rëndësishme ditën e djeshme, ku mposhti me rezultatin 2-0 Deportivo Alaveshin.Zinedin Zidan vendosi që në

Barazimi me Veronën, rezultati i dytë negativ radhazi për Interin ka zhgënjyer tejmase Antonio Conte i cili në prononcimin për mediat në

Zlatan Ibrahimovic nuk është unik vetëm në fushën e lojës por edhe jashtë saj.