Në plazhin e Durrësit është duke u zhvilluar prej disa ditësh Kampionati Ballkanik për Beach Volleyball per meshkuj e femra, turne qe është organizuar nga Federata Shqiptare e Volejbollit. 

Në këtë aktivitet ka pasur shumë rivalitet. Kampionati po zhvillohet në plazhin e Kavalishencës, në Durres dhe ka dhuruar emocione për të apasionuarit pas këtij sporti të bukur e të veçantë.

Sekretari i përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Volejbollit, Leonard Tase, thotë se ky kampionat ka shumë të veçanta.  

Mes të cilave ai përmend pjesëmarrjen në të të dy ekipeve jo ballkanikë, të skuadrës zviceriane dhe asaj izraelite, që i jep dimensione të reja këtij kampionati.

Në këtë aktivitet marrin pjesë 16 ekipe për meshkuj dhe 12 për femra. Ndeshjet janë planifikuar të fillojnë duke nisur nga ora 09:00 për djemtë dhe nga ora 12:00 për vajzat.

Ndërkohë bien në sy se ekipet vendase kanë pasur rezultate modeste krahasuar me ekipet e tjera.

K.H.