Gjysma e lojtarëve të skuadrës së Teutës, çdo ditë, me përjashtim të fundjavës i sheh që të stërviten sipas një plani që ka caktuar trajneri Edi Martini.
Nën mbikqyrjen e zyrtarit të klubit, Edi Salillari si dhe zv.trajneri Bledar Hodo, sheh shumë futbollistë që të zbresin grupe-grupe në “Niko Dovana”.
Duke filluar që nga nga mbrojtësit Arapi, Hoxha, Beqja, Kallaku, Çyrbja, Kapllani, Lorencio Vila, E.Vila dhe Beqaj, apo dhe ndonjë nga lojtarët e rinj që janë pjesë e skuadrës së parë të Teutës.
Duke parë emrat e mësipërm, ajo që bie në sy është se janë më shumë se gjysma e formacionit, ndërsa lojtarët e tjerë janë pranë familjeve të tyre duke punuar me program enkas.