4-3-3 duket i vetmi i paprekshëm te Milani, madje edhe në rast se në ekipin e Stefano Piolit zbarkojnë Granit Xhaka dhe Zlatan Ibrahimoviçi. Suedezi do të merrte menjëherë komandën e sulmit kuqezi duke ulur në stol Piontekun. Në rast se trajneri do të “transferohej” në një ekip me dy pyka, atëherë polaku do të ishte partneri krah 38-vjeçarit të lindur në Suedi.

Disi më i lehtë ambientimi për Granit Xhakën. 27- vjeçari me origjinë shqiptare mund të luajë në çdo rol të mesit të fushës, por me Benaserin në regji, Xhaka do të ishte një nga dy kolegët në krahët e algjerianit. Pavarësisht rreshtimit, te Milani do të kishte gjithnjë vend për dikë me karakteristikat dhe përvojën e mesfushorit të Arsenalit.

Në rast nevoje, Xhaka mund të luante edhe si fantazist pa shpinës së sulmuesve, një rol që e ka bërë te Gladbahu gjatë përvojës së tij në kampionatin gjerman.