Dyshime mbi vdekjen e Maradonës, avokati: Kishte marrë goditje në kokë

30/11/2020 - 19:29

Pesë ditë më parë, legjenda argjentinase e futbollit, Diego Maradona u nda nga jeta, ndërsa kane nisur hetimet për dyshime mbi vdekjen e tij.

Ishte rradha e avokatit Rodolfo Baqué, i cili mbron interesat e infermieres Dahiana Madrid, e cila u kujdes për Maradonën gjatë kohës që shfaqi komplikacionet me shëndetitn.

Nga hetimet e deritanishme mësohet se Diego Maradona ka goditur kokën në anën e djathtë, në të kundërtën e operacionit që kishte zhvilluar së fundmi futbollisti.

Në një deklaratë në TN TV,  avokati Baqué deklaroi se “ditë para se të vdiste, Maradona ra në vilën e tij dhe goditi kokën e tij.

“Nuk ishte një goditje shumë e fortë, por preku anën e djathtë, e kundërt me atë të operacionit. Ata e ngritën menjëherë. Askush nuk  kërkoi një klinikë. Mbase me zgjedhjen e vetë Maradonës. Por ai nuk mund ta vendoste një gjë të tillë",
deklaron ai.

Gjithashtu në  hetime është deklaruar se Maradona nuk ishte duke u hospitalizuar. Vila e tij ishte larg spitaleve dhe shërbimeve mjekësore.

Avokati Baqué përsëri theksoi se vdekja e Maradonës ishte neglizhencë e mjekëve dhe se nëse do të kishte kontrollin e duhur do të kishte mbijetuar.

“Para aksidentit ai ishte mbyllur për tre ditë në dhomën e tij, madje pa parë televizor. Ai duhej të kishte 115 rrahje në minutë, dhe një ditë para se të vdiste ai kishte 109, kur dihet se një pacient me probleme koronare të zemrës nuk mund të kalojë 80 rrahje.

Trupi i tij po dërgonte sinjale por ai nuk u ndihmua me asnjë ilaç. Maradona mund të ishte pranuar në klinikën më luksoze në botë, por përkundrazi ai u mbajt në një vend të papërshtatshëm”.- përfundon avokati.

Një ekip gjyqtarësh ka hetuar për ditë me radhë shkaqet e vdekjes së Diego Maradonës dhe dje prokurorët kryen një kontroll në rezidencën dhe klinikën e mjekut të besuar të ish-futbollistit, neurokirurgut Leopoldo Luque, i implikuar, megjithëse jo i akuzuar zyrtarisht, në çështjen në lidhje me hipotezën e ‘vrasjes pa dashje’.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Për zyrtarizimin ndoshta duhet të kalojnë edhe disa orë, por tahsmë nuk ka më asnjë dyshim, Marley Aké do të jetë futbollist i Juventusit

Milani pësoi humbjen e dytë radhazi, këtë herë në derbin e Madoninnas, përballë Interit, që e nxori jashtë Kupës së Italisë.

Edi Reja është gati të ulet në pankinën e Napolit deri në fundin e këtij sezoni.

Antonio Conte, në përfundim të derbit me Milanin në Kupëm e Italisë, u shpreh se zikaltrit e merituan fitoren.

Derbi mes Interit dhe Milani ka regjistruar përveç golit të Ibrahimoviçit dhe përplasjen e ashpër verbale mes yllit suedez dhe sulmuesit

Edhe Zhoze Murinjo solidarizohet me ish-lojtarin e tij, Frenk Lampard, për shkarkimin nga stoli i Çelsit pas 18 muajsh dhe si ish-trajner

Blerim Krasniqi ishte autori i golit të vetëm të bluve në barazimin 1-1 që Teuta arriti në shtëpi ndaj Partizanit.

Mes Sergio Ramos dhe Real Madrid duket se kanë lindur problemet e para.

Ashtu si edhe kjo javë që lamë pas, edhe në atë pasardhësen, Kategoria Superiore do të jetë e ndarë në dy ditë.

Ndeshjet e radhës do të jenë vendimtare për të ardhmen e Gennaro Gattusos.