Zlatan Ibrahimovic dëshiron rikthimin te Milani por duket se ka mbetur peng i kontratës së tij me LA Galaxy. Këta të fundit nuk kanë ndërmend të bëjnë asnjë lëshim për largimin përpara kohe të bomberit suedez i cili ka një kontratë deri më 31 dhjetor të vitit 2019.

Ibrahimovic dhe agjenti i tij Raiola po bëjnë çdo tentativë për një akord me klubin dhe përgjigja që kanë marrë është edhe një betejë ligjore nëse ai nuk respekton kontratën. Milani ia ka bërë të qartë Ibrës se do ta afrojë vetëm nëse do të jetë i lirë nga ana kontraktuale me Los Angeles Galaxy.