Një episod mjaft i çuditshëm është regjistruar në Kategorinë e Dytë të Polonisë, në ndeshjen GKS Jastrzebie-Chojniczanka, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.

Futbollisti i skuadrës vendase, Patryk Skorecki u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me kokë shokun e skuadrës.

Skorecki debatoi me një nga shokët e skuadrës dhe kur iu afrua, e preku me kokë, por të gjithë skenën e pa gjyqtari, që i tregoi menjëherë kartonin e kuq.