Rafael Benitez është shumë pranë një objektivi të rëndësishëm me Newcastle, mbijetesën në Premier League pas fitores me Leicester por e ardhmja e tij nuk do të jetë me qymyrxhinjtë.

Prej kohësh spanjolli ka problem me drejtuesit për mungesën e investimeve në merkato dhe tashmë për të kanë nisur ofensivën shumë klube të rëndësishme mes tyre Marseille dhe Lyon.

Gjithesesi, Benitez është shprehur së fundi se pa arritur mbijetesën matematikisht nuk do të flasë për të ardhmen e cila është e destinuar të jetë larg Newcastle.