E ofendojnë në gjuhën shqipe, gjyqtari rreh lojtarin

05/11/2015 - 10:34

5 nëntor 2015 - Gjyqtarët vazhdimisht janë objekt i sharjeve dhe fyerjeve në futboll. Por në kampionatin e ligës së pestë në Zvicër ka ndodhur e kundërta. Në ndeshjen ndërmjet dy ekipeve amatore të Luzernit, gjyqtari shqiptar, Pjeter Ujka, ishte pjesë e një konflikti me një futbollist, shkruan Blick.ch. Gjyqtari shqiptar ka treguar se si ndodhi e gjitha duke thënë se është sharë nga nëna në gjuhën shqipe gjë të cilën nuk ka mundur ta duronte.

Nga ana tjetër skuadra e ka thënë se gjyqtari kishte tentuar të godiste lojtarin e tyre, ndërkohë që sipas tyre situata i doli nga duart. Ujka vazhdon të arbitrojë, ndërkohë që klubi do të përjashtojë futbollistin nëse vërehet se ka qenë ai që ka ofenduar gjyqtarin në procesin gjyqësor që do të marrin pjesë të gjithë dëshmitarët.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Një trajner i portierëve në Zambi është përjashtuar pasi spërkati shtyllat e portës dhe urinoi përpara një ndeshjeje të kampionatit.

Drejtori teknik i Teutës, Sulejman Starova foli për detyrën e re, kampionatin, derbin dhe për Vllazninë kryesuese.

Godet Sopoti, merr një lojtar nga Teuta.  Drejtuesit kanë arritur akordin me klubin durrsak për të siguruar shërbimet e mesfushorit Endri

Dejvi Bregu, realizoi një eurogol në përballjen e sotme ndaj Kastriotit, duke i dhuruar 3 pikë të arta Teutës, që është vënë në ndjekje t

Edi Martini i cilëson si të arta tre pikët që mori Teuta e tij në transfertën e Kamzës ndaj Kastriotit.

Teuta ka vuajtur për të gjetur suksesin në ndeshjen në transfertë përballë Kastriotit.

Juventusi po jeton një prej momenteve më të vësh tira të 10 viteve të fundit, ku ka dominuar totalisht në Itali, ndonëse është ende në ga

Humbja 2-0 ndaj Lestërit në kampionat, e ka komplikuar ndjeshëm situatën te skuadra e Çelsit.

Xhekson Ferreira ka qenë një përforcimi i papritur për Teutën, për vetë mënyrën se si ndodhi.