23 prill 2015 – Një tregim i çmendur vjen nga Franca e në rol kryesor është Nicki Bille Nielsen, sulmues i ekipit Evian dhe përfaqësueses së Danimarkës. Nëse Luis Suarez u quajt “kanibal” për kafshimin e tij ndaj mbrojtësit italian Giorgio Chiellini në Kampionatin Botëror, Nielsen ka bërë diçka edhe më të rëndë. Nielsen rrezikon të dënohet me tetë vjet burg për shkak të sjelljes së dhunshme në edicionin e kaluar sa ishte pjesë e skuadrës Rosenborg.

Ai ishte ndalur nga policia dhe në tentim për t’iu shmangur e kafshoi njërin prej tyre. Dhe, tani atë e pret një dënim i rëndë.

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/