Dëshira e Kristiano Ronaldos është respektimi i kontratës së tij me Juventusin, por me një vend në Champions të munguar për sezonin e ardhshëm e ardhmja e yllit portugez mund të ndryshojë krejtësisht.

Sipas asaj që raporton e përditshmja sportive italiane “TuttoSport”, askush nuk dëshiron ta mendojë këtë fakt në shtëpinë e Juventusit, sidomos Ronaldo i cili nuk do të ishte i lumtur të mos aktivizohej në kompeticionin e tij, në Champions.