Një 28-vjeçar portugez, futbollist në ligën e futsallit në Portugali, ka mbetur i vdekur në fushë. Fabio Mendez, lojtar i Central Social Sao Zhoao, u shemb në tokë kur mbeteshin dhe pak minuta nga fundi i lojës, duke tronditur e pikëlluar lojtarët dhe të gjithë të tjerët që ishin prezentë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në takimin Portimonense-Sao Zhoa, e vlefshme për kategorinë e dytë të futsallit në Portugali, ndërsa doktorët u përpoqën më kot ta sillnin në jetë Fabio Mendezin.

28-vjeçari u çua me urgjencë në spital, por ndërroi jetë rrugës pas atakut kardiak që pësoi gjatë ndeshjes. Pamjet janë të rënda dhe shiheshin lojtarët që qajnë gjatë momentit fatal.