Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, vazhdon të jetë në qendër të merkatos për sa i përket të ardhmes. Së fundmi, sipas “TMW” për teknikun italian ka shfaqur interes edhe kombëtarja e Azerbajxhanit.Raportohet se palët janë në bisedime me njëra-tjetrën teksa De Biazi duhet ta shqyrtojë mirë ofertën e mbërritur.

Kualifikimi në Europian me Shqipërinë, bëri që vlerat e trajnerit të rriteshin, duke u shndërruar në një ndër të preferuari e kombëtareve të nivelit të dytë. Gjithçka mbetet në dorën e 62-vjeçarit, i cili do të vendosë për të ardhmen e tij.Kujtojmë që Azerbajxhani ishte në të njëjtin grup me Kosovën në Ligën e Kombëve, teksa u mposht nga këta të fundit me rezultatin e thellë 4-0.