Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika. Zëvendëstrajneri i Vllaznisë deklaroi se Teuta luante futbollin më të shëmtuar mes 5 skuadrave që pretendojnë titullin dhe kjo sigurisht nuk u ka pëlqyer durrsakëve kryesues.

Edhe Sulejman Starova, drejtori teknik i Teutës, ka reaguar i ftuar në “Skaner”, duke e cilësuar si nxitim atë deklaratë. 

“Është një nxitim i një kolegu që besoj se është i shëmtuar. Të thuash besoj se është më e shëmtuara, nuk është e drejtë të thuhet një gjë e tillë. E shëmtuara që udhëheq, nuk ka shanse që të bëjë ndeshje të shëmtuara një skuadër që udhëheq”, ishin fjalët e Starovës rreth kësaj deklarate.