Edi Martini karikon Teutën para finales: Gjithçka për të fituar Kupën (VIDEO)

01/08/2020 - 20:16

Trajneri i Teutës Edi Martini është i bindur se skuadra durrsake do të fitojë nesër Kupën e Shqipërisë kundër Tiranës për sezonin e jashtëzakonshëm që ka bërë si dhe për sakrificat e mëdha të lojtarë që kanë luajtur thuajse pa pushim gjatë periudhës pas rifillimit të kampionatit.Në konferencën për shtyp, tekniku shkodran shtoi se kjo përballje me bardheblutë nuk është aspak e ngjashme me fitoren 1-0 në kampionat për shkak të rëndësisë dhe peshës së madhe psikologjike.

Humbja me Laçin – Normalisht duhet të dilte barazim. Ju e patë që ishin 80% lojtarë të rinj dhe vetëm 3 lojtarë ishin të formacionit bazë. Duhej ta mbanim barazim. Humbëm penallti në fund të ndeshjes. Gjithsesi ishte një lojë e kënaqshme, por rezultati në futboll nuk është gjithmonë me të drejtën.

Euforia para ndeshjes me Laçin – Nuk do të thosha kështu, isha  i ktushëtzëzuar të lija 80%të ekipit pushim. Nuk kishim eufori, atë ndeshje me Laçin donim ta fitonim. Ai ndryshim formacioni ndikoi te rezultati.

Finalja me Tiranën – Kemi menduar që pas fitores në Vlorë kur siguruam pjesëmarrjen në Europë. Edhen para Laçit, ekipi ka gjendje të mirë. Kemi disa lojtarë jo në 100%-shin e tyre, rikuperimet vazhdojnë. Ata kanë luajtur shumë dhe ngarkesa ka qenë e madhe. Gjendja është optimale.

Dhuratë për 100 vjetor – Jemi të përqëndruar te kjo ndeshje më shumë se  kurrë. Stërvitemi çdo ditë dhe mendom për atë kupë, i kemi bërë hyzmetin kampionatit dhe Kupës. Djemtë janë të kariakuar maksimalisht. Duhet të jetë një ndeshje e fortë dhe e bukur. S’duhet të gabojmë. Ishalla e fitojmë dhe të kemi fatin me vete.

Motivimi për finalen – Ne me ekipin kemi gjatë që mendojmë. Edhe unë bashkë me ta bisedojmë për mënyrën se si do ta interpreteojmë këtë ndeshje. Kam besim të madh se do ta fitojmë. Këta djem kanë sakrifikuar shumë për këtë kupë, nga pandemia, kampionati i gjatë, një herë në 3 ditë ndeshje. E meritojnë këta djem ta dërgojn këtë kupë në qytet”, përfundoi Martini.

/portali DurresLajm/

Video: 
Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pak ditë më parë mediat italiane raportuan se babai i Lionel Messit, Jorge Messi ka blerë një apartment në rrugën Joe Viale, shumë pranë

Në Itali fitoi titullin kampion për të nëntin sezon radhazi, por në Europë, Juventusi tregoi sërish se i mungon diçka për të fituar, pasi

Samir Handanoviç mbetet e tashmja për rolin e portierit të Interit, por në ambientet zikaltër po reflektojnë edhe mbi të ardhmen.

Klaus Gjasula është një nga lojtarët shqiptarë më të përfolur gjatë sezonit të sapo mbyllur.

Maurizio Sarri nuk është më trajneri i Juventusit.

Është gjithmonë e vështirë të gjesh fjalët e duhura për të treguar se si ndihet një futbollist që sapo është ngjitur në majën e podiumit.

Deri në 15 milionë paund do të arrijnë në total shpërblimet e lojtarëve të Mançester Sitit në rast të një triumfi në Champions këtë sezon

Kriza e shkaktuar nga pandemia botërore tani ka goditur edhe futbollin. Shumë klube janë në vështirësi, përfshirë këtu edhe Arsenalin.