Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Edi Martini: Ndeshje e tensionuar, s’lejoheshin gabime…

03/05/2021 - 21:02

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit 0-0 në transfertë ndaj Vllaznisë. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku shkodran deklaroi se barazimi ishte rezultati i drejtë për atë çfarë të dy skuadrat dhanë në fushë.

NDESHJA- Nuk mund të them që ishte hap fals, por në Shkodër nuk erdhëm për barazim. Kishim llogaritur që në pjesën e dytë të bënim presion, ndërsa në pjesën e parë të ishim të kujdesshëm. Mendoj që barazimi ishte i drejtë, për çfarë dhanë skuadrat në fushë.Ne nuk patëm raste, e dinim që do ishte ndeshje e vështirë. Edhe Vllaznia pati 2 raste spontane, ishte ndeshje e tensionuar, me nerv, nuk duheshin gabimet. Barazimi ishte rezultati më i drejtë.

PIKA MË E DOBËT– Ndeshjet e tilla zgjidhen nga fragmentet. Bregu është markuar nga 2 kundërshtarë ndaj çdo ekipi, por nuk duhet të presim vetëm nga ai, duhet të luajmë vertikalisht me topin. Ishte një ndeshje që nuk lejoheshin gabimet dhe mendoj që bëmë mirë.

8 FITORE DHE 6 BARAZIMI KËTË SEZON- Vjet luajtëm shumë më bukur futboll, nuk arritëm të zëvendësonim Kallakun, nuk dolëm në lojën tonë siç jemi mësuar të luajmë, por dhe ekipet e tjera nuk kanë klas në fazën sulmuese, me përjashtim të ndonjë ndeshje. Mund të ketë pasur ndeshje që dhe ne mund të fitonim 5-0, por duhet të jemi pragmatistë dhe cinikë”, u shpreh Martini.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Zinedine Zidane-Juventus është një dashuri e përjetshme, një lidhje shumë e fortë e cila nuk është zbehur kurrë.

Futbolli francez u zgjua sot me lajmin e trishtë të ndarjes nga jeta në moshë të re të ish-portieri të PSG, Christophe Revault.

Bashkë me trajnerin Edi Martini në konferencën për shtyp të Teutës para ndeshjes ndaj Bylis ishte i pranishëm edhe mesfushori Emiliano Vi

Trajneri i Teutës Edi Martini doli në konferencë për shtyp për të folur për sfidën ndaj Bylis, ndeshje të cilën durrsakët duhet ta fitojn

Te Milani mund të ketë një tjetër ndryshim në pankinë pas atij të tetorit të vitit 2019, kur u largua Marko Xhampaolo.

Aksi Paris-Barcelonë është i nxehtë, por me kalimin e ditëve do të bëhet akoma më shumë.

Bledar Mancaku beson se Teuta do t’i shkojë deri në fund objektivit madhor që ka këtë sezon.

Teuta ka vijuar përgatitjet për takim e javës së 32-të ndaj Bylisit.

Në 9 ndeshjet e fundit është aktivizuar 5 herë si titullar dhe 3 herë ka hyrë në fushë nga stoli, por edhe pse ka marë shumë minuta në kë

Objektivi u arrit në mënyrën më të mirë për Interin katër javë para fundit të kampionatit.