DEKLARATA E BRDARIÇ PËR TEATRIN – Është mendimi i tij, nuk them asgjë për atë punë. U dogjëm në ndeshjen ndaj Kukësit në minutat e fundit dhe kërkuam me patjetër pikë. Bregu nuk mendoj se simuloi. Mund të ketë pasur vonesa, ishte ndeshje nervoze, por jam i sigurt se të njëjtën gjë do të kishte bërë edhe Shkodra po të ishte në avantazh.

NDESHJEN – Pjesa e parë foli për ne, te qarkullimi i topit nuk jam i kënaqur. Kërkimi i pikëve të bën të dalësh nga vetja. Vllaznia nuk na vuri në vështirësi në pjesën e parë, ndërsa në pjesën e dytë Vllaznia, luajti mirë, na vuri në vështirës dhe nuk la hapësira mbrapa.

Me një barazim apo humbje Vllaznia do të na nxirrte nga shina. Ishte një ndeshje e qetë. Është luftë e fortë. Kush gabon më pak triumfon. S’ka ndeshje të lehta më. Partizani barazoi në Fier. Lufta edhe për fundin e tabelës është shumë e fortë, me përjashtim të Krujës dhe Kukësit që nuk pretendojnë as për para as për mbrapa. Të gjitha të tjerat pretendojnë dhe lufta është shumë e fortë.

DIFERENCA NË PJESËN E DYTË – Patën 2 raste ku mund të pësonim gol. Vllaznia doli me shumë forca në sulm dhe na vuri në vështirësi. Kishim 2-3 raste që me pasin e fundit mund ta mbyllnim ndeshjen. Gjithsesi jam i kënaqur me 3 pikët, me luftën, karakterin dhe grintën”, u shpreh Martini.