Effenberg: Ozil dhe Gundogan duheshin përjashtuar

13/06/2018 - 17:20

   Gjermania nuk duket aspak në formë në prag të kampionatit botëror “Rusi 2018”, që starton nesër. Kampionët në fuqi të botës kanë fituar vetëm miqësoren ndaj Arabisë Saudite në vitin 2018, madje edhe atë me shumë vuajtje, ndërsa kritikët akuzojnë skuadrën se vrapon shumë pak.

Në qendër të kritikave ka përfunduar dyshja turko-gjermane, Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan, të cilët në muajin Maj u bënë protagonistë të një fotoje me presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.Ish kapiteni i Bayernit të Mynihut dhe një nga protagonistët e Gjermanisë së viteve 1990-2000, Stefan Effenberg ka qenë shumë i ashpër në qëndrimin e tij ndaj dyshes së mesfushorëve me origjinë turke.

“Nëse luan me disa vlera të caktuara, të cilat i predikon dhe mbron Federata e Futbollit, atëherë lojtarë si Ozil dh Gundogan duheshin përjashtuar. Ata mund të cilësohen me fat, pasi DFB ka reaguar në mënyrë jokonsekuente dhe jo të shpejtë”, deklaroi Effenberg.Ish mesfushori ka qenë objekt i përjashtimit në Botërorin e vitit 1994, për shkak të disa sjelljeve të pahijshme, ndërsa në rastin konkret mendon se lënia jashtë e dy futbollistëve me origjinë turke, duhej bërë për mbështetje të një personi që dhunon të drejtat e njeriut.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Erzeni dhe Tirana janë dy skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë të Grupit B në volejboll për meshkuj, që i bashkohen Parizanit

Nuk kanë të mbaruar problemet për ish-lojtarin e Barcelonës dhe Kombëtares së Meksikës, Rafael Markez.

Triumfi në Grand Slam të US Open 2018 i tenistes japoneze Naomi Osaka ka bërë shumë jehonë në vendlindjen e saj.

Lionel Messit iu dorëzua nga e përditshmja spanjolle “Marca” trofeun e pestë të “Këpucës së Artë” si golashënuesi më i mirë në kampionate

Lojatari me origjinë shqiptare Benxhamin Kulolli, i cili luan për Zyrihun në Zvicër, është bërë shumë “viral” pasi ka goditur me grusht p

Manchester United ka pushuar nga puna trajnerin José Mourinho, pas humbjes pësuar të dielën në Liverpool, duke i dhënë fund marrëdhënies

Në Argjentinë duket se duhet të ruhen jo vetëm nga tifozët, por dhe nga lojtarët.

Në fillim të sezonit llogaritë janë më se normale, duke u bazuar te merkato apo dhe situata në klub.

Teuta mund të konsiderohet surpriza më e bukur e këtij edicioni, për faktin se “Djemtë e Detit ende nuk kanë treguar limitet e tyre.