Elvis Kabashi refuzon kombëtaren U-19

15/03/2013 - 22:36

ITALI, 15 mars 2013- Elvis Kabashi, lojtar i të rinjve të skuadrës italiane Juventus, si dhe i kombëtares shqiptare U-19, ka refuzuar përfundimisht dhe zyrtarisht kombëtaren kuqezi. 

Kabashi, i cili më 20 shkurt mbushi 19 vjeç, ka njoftuar vendimin e tij nëpërmjet një letre zyrtare dërguar Federatës Shqiptare të Futbollit, ku i kërkon kësaj të fundit që të mos e ftojë më për të veshur fanellën kuqezi. 

“Kam luajtur disa ndeshje për kombëtaren shqiptare të të rinjve dhe u jam shumë mirënjohës për interesin që keni shfaqur për mua deri ditën e sotme, por ju ftoj të mos më thërrisni më në të ardhmen, sepse dëshira ime është të luaj me kombëtaren italiane të futbollit”, ka porositur Kabashi, raporton TCH. 

Më tej, 19-vjeçari shton se ai është një qytetar italian, i lindur e rritur në Itali dhe se ndjehet më shumë i lidhur me Italinë sesa më Shqipërinë. 

“Shpresoj të mirëkuptoni zgjedhjen time. Në të ardhmen, përgjigje pozitive nga ana ime do të marrë vetëm një ftesë e federatës italiane të futbollit”, përfundon letra. 

Letra, e shkruar në anglisht, përveç Federatës Shqiptare të Futbollit, i është dërguar edhe FIFA-s.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Në Angli është kryer një sondazh për tifozët e të gjithë klubeve të Premier League, duke zbuluar se cilët prej tyre janë ata që i tradhto

Dries Mertens mund të ndjekë gjurmët e Marek Hamsik në kinë.

Ermir Lenjani nuk do të jetë pjesë e kombëtares shqiptare për sa kohë në stol do të jetë Christian Panucci.

Trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso pas humbjes në derbi me Interi u shfaq mjaft i mërzitur dhe i irrituar nga përplasja mes Franck Kessi

Kylian Mbappe duket të jetë i qartë rreth ambicieve dhe qëllimeve të tij për të ardhmen, të paktën sipas asaj që ka zbuluar gazeta javore

Sulmuesi i Kombëtares, Armando Sadiku, doli sot në një konferencë për shtyp në prag të 2 sfidave ndaj Turqisë dhe Andorrës të vlefshme pë

Wanda Nara e lumtur pas fitores së Interit në derbi me Milanin.

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi dje nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdite

Zinedine Zidane, trajneri i sapoemëruar i Real Madrid, nuk është aspak i bindur nga portieri belg Thibaut Courtois, i ardhur në Madrid ve