Nëse nuk është alarmante, sigurisht që situata në sulmin e Juventus nuk është aspak e mirë. Me Paulo Dybala që enede nuk ka një datë të saktë për rikuperimin dhe rikthimin në fushë pas dëmtimit në gju, “Zonja e Vjetër” duhet t’i bëjë llogaritë edhe pa Alvaro Morata.

Sulmuesi spanjoll ka humbur shkëlqimin që e shoqëroi në fillim të sezonit, ndërsa një dëmtim e le jashtë fushe edhe për ndeshjen e radhës në transfertën e Veronës. Një goditje e rëndë për Andrea Pirlo që është i detyruar të mbështetet vetëm te Cristiano Ronaldo.

Ylli portugez i ka shpërblyer besimin deri tani. Këtë e thonë shifrat, ku përveçëse kryeson tabelën e shënuesëve me 18 gola në Serie A, 41% e të gjithë golave të Juventusit në këtë sezon mbajnë firmën e tij. Në pritje që sulmi bardhezi të plotësohet me rikuperimin në fillim të Morata dhe më pas të Dybala, Pirlo do të vendosë Kulusevskin në krah të Cristiano Ronaldo.