Emery pret largimin nga Arsenali, gati ish-trajneri Barcelonës dhe Spanjës

10/11/2019 - 20:03

Kohë krize te Arsenali, që në katër ndeshjet e fundit ka arritur të grumbullojë vetëm dy pikë. Disfata e fundit ishte ajo kundër Leicester, që e thellon më tej diferencën me kryesuesit e Premier League. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në qendër të kritikave ka përfunduar Unai Emery.

Pankina e teknikut është tronditur ndjeshëm, aq sa në mediat angleze kanë nisur të qarkullojnë emrat e zëvendësuesit të tij. Në krye të listës dhe emri më i bujshëm është ai i ish-trajnerit të Barcelonës dhe kombëtares së Spanjës, Luis Enrique. Për shkak të një fatkeqësie familjare, trajneri dha dorëheqjen nga përfaqësuesja iberike, ndërsa tani mund të kthehet sërish në pankinë. Duke qëndruar në atë që raportojnë mediat angleze, drejtuesit e Arsenalit kanë kontaktuar me teknikun spanjoll dhe janë në pritje të një përgjigje.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Incidenti i ndodhur dje në takimin e Kategorisë së Dytë Gramshi-Ada 4-0, ku u godit arbitri Besmir Lesaj nga lojtari i Adës V.P.

Pak ditë më parë mbrojtësi japonez Yuto Nagatomo i dha lamtumirën mes lotëve skuadrës turke të Galatasarayt, me të cilën luajti në dy sez

Tranjeri i Teutës, Edi Martini ka dalë sot në një konferencë për shytp në prag të ndeshjes ndaj Skëndërbeut.

Ndonëse ende shumë larg viteve më të mira dhe me pretendime për të arritur vetëm një vend në Europa League, Milani është shndërruar në nj

Ndonëse e dominoi Kukësin, Teuta nuk arriti të shkonte më shumë se një barazim pa gola.

Fatkeqësi në familjen e Emiljano Vilës, mesfushorit të Teutës që ka luajtur edhe me kombëtaren shqiptare.

Liverpool ka fituar titullin kampion pas 30 vitesh dhe tifozët e “The Reds” normalisht janë shumë të lumtur për diçka të tillë.

Sulmuesi i Romës Edin Xheko raportohet së është kthyer në një objektiv serioz të Juventusit këtë verë.

Napoli po tregohet shumë aktiv në merkato edhe pse ende nuk ka zyrtarizuar goditjet e reja.