Emiliano Veliaj operohet në maskolar

06/04/2012 - 00:00

Emiljano Veliaj
<h4>Emiljano Veliaj</h4>

 

Fitorja spektakolare e Teutës ndaj Skënderbeut, nuk ka gjasa të shuhet shpejt. Kjo edhe për një fakt tjetër domethënës. Teutës do t’i mungojë për momentin mesfushori Emiliano Veliaj. Dëmtimi është i rëndë dhe tronditës. Në minutën e 41-të të pjesës së parë, në një dyluftim ajror përplasen kokë më kokë Veliaj i Teutës dhe Bratiç i Skënderbeut. Për futbollistin durrsak përplasja u komplikua më shumë nga ç’mendohej. Autoambulanca e gatshme e stadiumit, e transporton futbollistin drejt spitalit rajonal të Korçës. Atje Veliajt i është dhënë ndihma e nevojshme.

Solidaritet

Fizioterapisti i njohur i Teutës, Arjan Shaba, i cili edhe në spital është përfshirë në shtabin mjekësor të ortopedit të njohur Neritan Myderrizi, është shumë i prekur nga kujdesi, humanizmi dhe solidariteti njerëzor i treguar nga bluzat e bardha të spitalit rajonal të Korçës. Atje është treguar një kujdes i jashtëzakonshëm për futbollistin durrsak, duke prekur pa masë tërë ekipin e Teutës, teknikët e tij dhe presidentin Hasanbelliu. Shaba tregon se,- “në spitalin e Korçës Veliajt iu bënë të gjitha shërbimet, madje deri edhe skaneri.

Kur ekipi u nis me autobus drejt Durrësit, spitali i Korçës vendosi autoambulancën e tij në dispozicion, ku brenda saj krahas futbollistit dhe unë si shoqërues, ndodheshin edhe një grup mjekësh vendas. Kemi ecur në një kohë me autobusin dhe na shoqëronin gjithashtu me dhjetëra mjete të tifozërisë durrsake, duke krijuar një karvan prekës dhe emocionues”.

Mbërritja në Durrës

Të premten e javës së kaluar, në mbrëmje, Veliaj është shtruar në spitalin e Durrësit. Tashmë është bërë e qartë, që futbollisti ka pësuar frakturë të rëndë në  pjesën maksilare. Është zona e dalë kockore e anës së djathtë të fytyrës, poshtë syrit. Ajo është thyer. Në këto kushte ndërhyrja kirurgjikale u bë fakt i kryer.

Të hënën paradite, Emiliano Veliaj u operua nga kirurgu dentar Flori Bllaca. Sipas fizioterapistit Arjan Shaba, futbollisti me këtë ndërhyrje, si dhe duke planifikuar edhe kohën e rikuperimit, do të qëndrojë pushim për një periudhë gati 2 mujore. Kjo do të thotë fundi i sezonit për Emiliano Veliajn.

 

Futbollisti do të qëndrojë pushim për një periudhë gati 2 mujore. Kjo do të thotë fundi i sezonit për Emiliano Veliajn. Por ai shpreson të mos i japë kaq shpejt fund sezonit, të paktën pa zhvilluar dy ndeshjet e fundit me ekipin

Lojtari Bratiç

Inkurajim i madh për mesfushorin e Teutës, Emiliano Veliaj, mbetet edhe reagimi i futbollistit të Skënderbeut Davor Bratiç. 25 vjeçari kroat i ka telefonuar homologut të tij të Teutës, duke e inkurajuar në kalimin sa më të shpejtë të dëmtimit. Njëkohësisht, Bratiç shprehu edhe keqardhjen për këtë dëmtim, që sigurisht ishte pjesa normale e lojës. Veçanërisht Veliajt i është dhënë mbështetje dhe përkrahje e fuqishme nga tifozëria dhe opinioni qytetar i Durrësit.

Optimizmi

Futbollisti ndjehet optimist për kapërcimin e kësaj traume dhe mendon se shumë shpejt do të jetë pranë shokëve, për t’iu bashkuar qëllimit të përbashkët për fitimin e titullit. Të mërkurën, Veliaj është larguar nga spitali rajonal i Durrësit dhe është akomoduar në banesën e tij në Tiranë ku jeton së bashku me të fejuarën.

Ndërhyrja kirurgjikale nuk ka qenë fort e lehtë, ndonëse gjithçka është zhvilluar normalisht. “Me mendje dhe zemër jam pranë shokëve të mi. Të dy palët kanë nga një motiv bindës për t’u ndodhur pranë njëri tjetrit. Unë për t’iu bashkuar ekipit në realizimin e qëllimit të përbashkët fitimin e titullit dhe shokët në sfidat e mbetura për të luftuar e për t’u përpjekur edhe për mua. Jemi shumë të motivuar për titullin, veçanërisht pas asaj fitoreje aq të bukur dhe të merituar me Skënderbeun. Kam qenë nën kontrollin e mjekëve të spitalit të Korçës, të cilët gjej rastin për t’i falenderuar. Kur mësova për shënimin e golit të fitores jam gëzuar pa masë. Pas 10 ditëve pushim, do të nis nga stërvitjet. Besoj, besoj shumë të mos i jap fund sezonit pa zhvilluar të paktën dy ndeshjet e fundit me ekipin”,- thotë Veliaj nga Tirana.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ëndrra për Euro 2020 vazhdon. Kjo ëndërr për Kosovën u mbajt gjallë sot nga fitorja me rezultatin 2 me 0 kundër Malit të Zi.

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë.

Ditën e sotme, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur në prag të ndeshjes zyrtare kuali

E zeza mbi të bardhë në kontratë, “vendosin” që Roberto Mançini do të jetë trajneri i kombëtares italiane të paktën deri në vitin 2022, v

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi praktikisht mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020.

Teuta ka vijuar stërvitjen, ndërsa në ndryshim nga skuadrat e tjera të Superiores, nuk ka preferuar të zhvillojë ndonjë ndeshje miqësore.

Dita e djeshme ka sjellë lajme të këqija për trajnerin e Interit Antonio Conte, pasi dy prej futbollistëve zikaltër, që janë të

Roberto Baxho nuk e ka harruar kurrë atë penallti të mallkuar.