Tiranë, 9 prill 2014– Peshëngritja shqiptare na nderon sërish duke arritur një rezultat të shkëlqyer në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tel Aviv të Izraelit.

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është shpallur kampion Europe në dygarësh, për peshat 77 kg, duke ngritur në total 349 kg, ndërsa me të njëjtën peshë të ngritur Daniel Godelli ka zënë vendin e dytë, duke u shpallur nënkampion Europe.

Sa i përket garës së femrave, Romela Begaj u skualifikua për shkak të një dëmtimi gjatë garimit, ndërsa Europiani izraelit i Peshëngritjes do të mbyllet për shqiptarët më 11 Prill, ora 19:30, me garimin e peshëngritësit Ervis Tabaku.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/