Festimi i mesfushorit të Totenhemit, Dele Ali në sfidën ndaj Njukastëll, është kthyer në një sfidë në rrjetet sociale, ku miliona njerëz kanë provuar të kopjojnë festimin e tij, por pakush e di ku është përdorur për herë të parë ky simbol.

Ylli anglez mbajti një dorë pranë syrit duke krijuar një vrimë me dy gishta, teksa 3 të tjerët janë mbi ballë. Për herë të parë kjo formë është parë në faqen pornografike The Simply LoveLeh Brotherhood.

Me shumë mundësi, tani që u mësua nga e ka origjinën festimi i Dele Alit, njerëzit do të stepen disi. Nuk dihet nëse futbollisti është në dijeni që kjo gjë e ka burimin nga pornografia.