“Është përgjegjësia e të gjithëve për këtë gjendje”, Boban: Mendojmë se Pioli është zgjedhja e duhur

09/10/2019 - 21:38

Milani ka prezantuar trajnerin e ri ditën e sotme, teksa kanë vendosur që t’ia besojnë Stefano Piolit, drejtimin e skuadrës.Tekniku italian është prezantuar ditën e sotme në ambientet e klubit kuqezi, nën praninë e drejtuesve të Milanit.Zvonimir Boban, ka pranuar fajin për gjendjen që kuqezinjtë po kalojnë tani, por shprehet i bindur se me Piolin në stol, do të ngrihen si skuadër:

“Nuk është mirë të jesh këtu për ndryshimin e trajnerit, e cila është një humbje për të gjithë ne, madje edhe në nivelin personal. Megjithatë ne duhet të vazhdojmë, me një zgjedhje që mendojmë se është e duhura për Milanin. Uroj që Pioli të ketë fat në këtë moment të vështirë. Nëse ne jemi këtu tani, do të thotë se janë edhe përgjegjësitë tona për këtë. E kuptoj që nuk po bëjmë më të mirën që mund të bëjnë drejtuesit në një klub. Por, gjëja më e rëndësishme është që të mos humbasim dinjitetin. Na vjen keq për këtë situatë, por kështu është futbolli.”, u shpreh Boban.

U fol se në stolin e Milanit mund të ulej edhe Spaleti, por nuk u arrit një marrëveshje. Për këtë kroati u shpreh: ”Spaleti? Është një trajner shumë i mirë, por zgjedhja jonë ishte Pioli. Nuk jemi skuadra më e fortë në botë, por nuk jemi as ekipi që jemi parë deri tani. Jemi të bindur se me trajnerin e ri do të bëjmë një lojë më të mirë dhe më me shumë cilësi nga ajo që kemi parë deri tani.”, përfundoi 51-vjeçari.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta triumfoi me rezultatin 3-1, ndaj Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 22-të të Kategorisë Superiore.

Teuta ia ka dalë të marrë tre pikët në sfidën shtëpiake ndaj Vllaznisë.

Atleti shqiptar Franko Burraj ishte pranë një arritjeje impresionuese në kampionatin ballkanik të sallave të mbyllura, por fati nuk ishte

Golat dhe numrat mbreslënës që rrethojnë Erling Braut Haaland nuk janë më suprizë.

“Neymar kthehet te Barcelona”, është ky njoftimi i shpërndarë në rrjetet sociale të klubit “blaugrana”, që sigurisht është shoqë

Barcelona iu bashkua Realit të Madridit në vendin e parë në kampionatin spanjoll të futbollit pas fitores 2-1 ndaj Getafes. Në ndeshjen k

Mançester Siti u njoh me njoftimin se do i duhet të qëndrojë jashtë Ligës së Kampionëve për dy sezonet e ardhshme.

Grumbullimi i Rei Manajt me ekipin e parë të Barcelonës nuk përbënte lajm vetëm në Spanjë, por edhe në mediat e tjera.

Skuadra serbe e Ligës së Parë, Dinamo Vranje, ka përzgjedhur Shqipërinë për të zhvilluar fazën përgatitore dimërore.

Të gjithë adhuruesit e futbollit janë ndeshur me panorama nga më të ndryshmet të stadiumeve apo fushave sportive në mbarë botën.