Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Espanjol u tregon tifozëve “Pitbullin” Bare: Të gjithë shqiptarët hanë fasule, vetëm unë jo

27/02/2021 - 11:41

Keidi Bare është kthyer në një kohë të shkurtër në një nga emrat më të dashur për tifozerinë e skuadrës së Espanjoi, që ka pëlqyer grintën e futbollistit shqiptar, atë që jep në fushën e lojës duke mos u tërhequr kurrë në dylyftime, e padyshim aftësitë e tij teknike. Nuk është rastësi që shpesh tifozët e kanë zgjedhur më të mirin në periudha të caktuara gjatë vitit dhe tashmë Bare ëshë kthyer në një të paprekshëm në formacionin e skuadrës katalanase.

Ndaj vetë Espanjol ka zgjedhur që t’i prezantojë më mirë futbollistin tifozëve të vet, duke i bërë disa pyetje për të shuar kuriozitetin rreth tij, pyetje të cilave Bare u është përgjigjur me shumë sinqeritet por edhe me humor.

Gjithçka nis me nofkën “Pitbull” që i kanë vënë futbollistit.

“Më pëlqen që më thërrasin kështu. Nuk e di pse ma kanë vënë këtë nofkë, për mënyrën se si jam, për mënyrën se si vrapoj, nuk e di të them të drejtën”, pranoi duke qeshur mesfushori.Më pas ai u pyet për Shqipërinë dhe këtu përgjigja e tij ishte shumë e veçantë. “Është një vend shumë bujar dhe më pëlqen ushqimi. Të gjithë atje hanë fasule. Hanë fasule, por unë jam i vetmi shqiptar që nuk i ha, imagjinojeni pak…”, tha duke qeshur Bare.

“Po, është një vend shumë i dhënë pas futbollit, sidomos kur luan kombëtarja”, pohoi më pas ai ndër të tjera në këtë intervistë ku tregoi disa gjëra për veten e tij, duke zbuluar për shembull se kishte realiuzuar ëndrrën që kishte pasur për të njohur një të famshëm, pasi kishte qenë në një skuadër me idhullin e tij  Fernando Torres.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.