Europa League, dy gafa nxjerrin Kukësin jashtë loje, Wolfsburg kualifikohet në turin e tretë

17/09/2020 - 22:18

Në futboll mrekullitë ndodhin rrallë aq më tepër kur përballë ke një rival si Wolfsburg. Kukësi ishte i pafuqishëm për të vënë në jetë një mrekulli të tillë, aq më tepër që kishte dhe fatin kundër. Pas një fillimi të mirë, ku rastin e parë për shënim e kishte në këmbë Bruno Telushi, një gafë në mbrojtje në minutën e 21-të solli golin e avantazhit për Wolfsburg.

Në minutën e 33-të sërish një mungesë koordinimi në prapavijë solli dhe golin e dytë për ekipin gjerman. Verilindorët u përpoqën të riktheheshin në lojë, e kishin një shans të tillë në minutën e 35-të, por Eduart Roca gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.

Trajneri Gega e nisi pjesën e dytë me dy zëvendësime të shpejta por që nuk patën asnjë efekt, ishte sërish Wolfsburg që realizoi dhe golin e tretë në minutën e 74-ët. Me dëshirën e madhe për të realizuar golin e nderit, Kukësi la hapësira pas ku Admir Mehmedi shënoi dhe golin e katërt. Kukësi i jep fund në këtë mënyrë aventurën në turin e dytë në Europa League.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Dy muaj pasi përfundoi dënimin në Paraguaj, Ronaldinjo është infektuar me COVID-19.

Një hap tjetër në historinë e Formula 1 për Lewis Hamilton. Me fitoren në Portugali britaniku koleksionon fitoren e 92-te duke kaluar edh

Khabib Nurmagomedov siguroi një fitore mahnitëse ndaj Justin Gaethje në duelin kryesor të UFC 25, me luftëtarin amerikan që u dorëzua në

Italia do i rikthehet ndeshjeve të futbollit pa tifozë.

Cristiano Ronaldo vijon t’i mungojë fushave të futbollit për shkak se vijon të jetë i infektuar me COVID-19.

Pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli i luajtur, Daniele De Rossi ka vendosur t’i futet rrugës së trajningut dhe po vijon të studiojë e të

Aventura e Blerim Xhemajlit në Kinë përfundon pa nisur, ose më sakëtsisht pas 8 muajsh të çuar dëm.

Pas vendimit drastik për mbylljen e stadiumeve, për shkak të pandemisë, tifozët holandezë, kishin gjetur një mënyrë tjetër komode për t’i

Futbollisti i Teutës, Fabian Beqja u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale pasi pësoi një dëmtim.

Me Zhoze Murinjon nuk ka rrugë të mesme, ose e dashuron, ose e urren. Kjo vlen edhe për lojtarët që kanë punuar me të.