“Eurosport” me elozhe për Strakoshën: Ndaloi Haland, ishte një siguri

21/10/2020 - 20:58

Fitorja e Lacios ndaj Borusia Dormtund në ndeshjen e parë të këtij edicioni në Ligën e Kampioneve, sigurisht që është shoqëruar me elozhe për paraqitjen e skuadrës italiane e mes emrave nuk mund të mungonte as Thomas Strakosha. Portieri i përfaqësueses shqiptare  zhvilloi një ndeshje të mirë, duke ndalur shpeshherë tentativat e kundërshtarëve dhe nga kjo mori vlerësime edhe nga portali i rrjetit të njohur “Eurosport”.

Ai i vendosi notën 6,5 futbollistit shqiptar për atë që dha në fushën e lojës në këtë sfidë, duke shpjeguar se pse e meritonte një vlerësim të tillë.“Nuk muhd të bënte asgjë ndaj golit të Haland, të cilit i tha “jo” në fillimin e pjesës së dytë me një ndërhyrje të kujdesshme. Ai ishte një siguri, edhe në gjërat e vogla”, shkruan portali i “Eurosport” për futbollistin shqiptar.

Strakosha është kritikuar shpesh në këtë fillim sezoni te Lacio edhe pse nuk ka qenë faji i tij se skuadra ka pësuar shumë gola falë pasigurive në mbrojtje. Ndaj paraqitja dhe vlerësimet e sotme në debutimin e tij në Ligën e Kampioneve do ta ndihmojnë për të dhuruar paraqitje edhe më të mira në vijim.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.

Në fushë ka bërë rivalë të tërbohen, por edhe jashtë fushave Diego Armando Maradona kishte miq e armiq, ndonëse pas ndarjes nga jeta e kë

Qeveria e Argjentinës ka njoftuar se do të mbajë tre ditë zie kombëtare për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit Diego Armando Mara

I lumtur për suksesin që skuadra e tij arriti në transfertën e San Siros ndaj Interit, trajneri i Realit të Madridit Zinedine Zidane në k