Ferrari nën hetim. Pas dështimit në pistë, tani akuza për mashtrim

21/11/2019 - 19:32

Si të mos mjaftonin rezultatet negative, Ferrari përfshihet tani në valën e një skandali mashtrimi që nëse do të faktohet si i tillë, do të ketë pasoja në imazhin dhe sezonin e një prej ekipeve ikonike të Formula 1. FIA ka nisur një hetim për sistemin e furnizimit të makinave të lincencuara për të garuar, madje ka sekuestruar për analiza edhe disa pjesë të dyshimta, përmes komisarëve të saj, pjesë të përdorura në garën e fundit në Brazil.

Sistemet e furnizimit do të analizohen në laboratorët e FIA-s pasi dzshohet se janë modifikuar dhe janë përdorur për të avantazhuar pilotë në krahasim me protagonistë e tjerë në cirkuit. Edhe pse nuk ka patur asnjë ankesë zyrtare, disa ekipe të Formula 1 kanë ngritur dyshime sesi Ferrari arrin një shpejtësi jashtë logjikës në vijë të drejtë, dicka që nuk e kishte para pauzës së verës.

I vetmi që ka zbritur në skenë me akuza direkte për mashtrim është Maks Verstapen, si për ironi të fatit një prej pilotëve që synon të përfshihet në projektin e ardhjshëm të Ferrarit. Dy pilotët e skuadrës italiane, e nisën në pozicione të mira garën e Brazilit, por asnjë prej tyre nuk arriti ta përfundonte pasi u përplasën me njëri tjetrin duke mos mbijetuar deri në fund.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Luis Muriel i ka frikësuar të gjithë në klubin e Atalantës, teksa gjatë kohës që po drekonte me disa nga miqtë e skuadrës, humbi ekuilibr

Motra e Cristiano Ronaldos, Elma Aveiro, fut në telashe familjen e CR7.

Lionel Mesi është në hije ose të paktën kështu duket. Argjentinasi nuk është më i njëjti që pas rifillimit të kampionatit spanjoll.

Marash Kumbulla është një nga lojtarët më të spikatur ne Serinë A, ku ka treguar paraqitje shumë të mira me Helas Veronën.

Union Berlini është i vendosur që të kthejë tifozët në stadiume, duke premtuar se do të mbulojë shpenzimet për të kryer testimin për COVI

Një tifoz vetëm 12 vjeç është arrestuar pasi ofendoi në Instagram me shprehje raciste sulmuesin Wilfried Zaha para ndeshjes Aston Villa –

Teksa poston një foto me ish-trajnerin e Kombëtares, Gianni De Biasi, Presidenti Ilir  Meta thotë se tani me Azerbajxhanin përveç TAP-it

“Lautaro është shumë pranë Barcelonës? Absolutisht po. Marrëveshja është arritur? Absolutisht jo”.

Manchester City merr lajmin e madh nga Gjykata  Arbitrazhit Sportiv.