Ferrero shet Sampdoria për 100 milionë euro, blerës… Gianluca Vialli

10/02/2019 - 21:55

Qyteti i Xhenovës është zgjuar sot me një lajm befasues: Massimo Ferrero, presidenti aktual i Sampdoria, ka hyrë në bisedime për të shitur 100% të aksioneve të tij.Të mërkurën, presidenti i “çmendur” i Serisë A do të takohet në Londër më përfaqësuesit e një kompanie amerikane, të cilët përfaqësohen nga një ikonë e këtij klubi, Gianluca Vialli.

Ky i fundit do të jetë pjesë e stafit drejtues të presidencës së re. Sipas të përditshmes italiane “La Repubblica”, bisedimet kanë kohë që kryhen në fshehtësi dhe të mërkurën do të zhvillohet një takim zyrtar. Ferrero do të përfaqësohet në këtë takim nga avokati Romei, që është edhe krahu i tij i djathtë si dhe zv.presidenti i klubit “blucherciato”.

Ndërsa Gianluca Vialli, një ikonë e skuadrës së Sampdoria dhe futbollit italian, do të jetë në anën tjetër të tavolinës në këto bisedime. Vialli shoqërohet nga përfaqësuesit e një fondi amerikan, emri i të cilit mbetet ende enigmë. Mësohet se Ferrero nuk ka ndërmend të shesë skuadrën nën shifrën e 100 milionë eurove.Duket se presidenti më simpatik e karizmatik, por që konsiderohet edhe si më i çmenduri i Serisë A, do të dalë nga skena ashtu sikurse edhe hyri, krejt papritur.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mbrojtësi Rustem Hoxha beson se Teuta do të marrë pjesë në Kupat e Europës edhe pas një viti.

Klubi i Teutës përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, ka bërë me dije se është ndërprerë bashkëpunimi me Tefik Osmanin.

Vendimi i konfirmuar edhe nga CAS për të pezulluar me 10 vite dhe 1 milionë euro gjobë Skënderbeun ka krijuar një situatë të pakëndshme t

Shumë skuadra zgjedhin zonat me kushte klimaterike mesatare për t'u përgatitur për sezonin e ri. 

Triumfi në Champions League ka vënë në gjumë të thellë Liverpool.

Futbollistja me origjinë shqiptare, Kosovare Asllani është futur në histori, si e para lojtare që Reali i Madridit blen për ekipin e tij

Mund të ketë shumë faktorë për dështimin e skuadrave shqiptare në kupat e Europës, por eliminimi i të gjitha ekipeve të Superiores, IPKO