Festa me shqiponjë e futbollistëve shqiptarë, Taulan Xhaka dhe Xhedan Shaqiri, pas golave të shënuar ndaj Serbisë bëri bujë në të gjithë mediat botërore. FIFA vendosi që këtë çështje t’ia kalojë komisionit disiplinor i cili bëri publik sot vendimin.

Për shkak të shkeljeve të nenit 57 të kodit disiplinor të FIFA-s, dhe sjelljeve josportive në kundërshtim me fair-play gjatë festimit të golave në takimin Zvicër – Serbi, lojtari Granit Xhaka dënohet me 10 mijë franga zvicerane, Xherdan Shaqiri dënohet me 10 mijë franga zvicerane (CHF), dhe Stephan Lichsteiner me 5 mijë CHF.

Federata e Futbollit Serb është dënuar me 54 mijë CHF dhe tërheqje të vërejtjes për shkak të shfaqjes së flamujve me mesazhe diskriminuese dhe hedhje të objekteve në fushë nga ana e tifozëve serbë.

Kryetari i Federatës së Serbisë, Slavisa Kokeza dhe selektori Mladen Krstajic për shkak të shkeljes së kodit disiplinor, gjegjësisht dhënies së deklaratave në kundërshtim me këtë kod, dënohet me nga 5 mijë CHF dhe vërejtje publik.