Festimet me shqiponjë tërbojnë federatën zviceriane

04/11/2014 - 14:34

DURRËS, 4 nëntor 2014-  Festimet me shqiponjë të futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka e Pajtim Kasami, nuk i kanë lënë përshtypje të mirë Federatës së Futbollit të Zvicrës. Zyrtari i federatës zvicerane, Marko von Ah, për “Sonntags Zeitung” ka bërë të ditur se do t’u tërhiqet vëmendja lojtarëve për mënyrën sesi të sillen, në përgatitje para ndeshjes eliminatore për Europianin “Francë 2016″ që Zvicra e luan më 15 nëntor në St. Gallen kundër Lituanisë. Federata e Futbollit e Zvicrës ndalon përfshirjen e politikës në fusha futbolli dhe këtë ka ndër mend t’ua përkujtojë lojtarëve. Po ashtu ka ndër mend edhe të bëjë thirrje për lojtarët në mënyrë që ata mos të bëjnë komente fyese apo emocionale në rrjetet sociale. Dy futbollistët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Pajtim Kasami, kishin festuar me shqiponjë golat së fundi. Ata me dy duart kanë krijuar figurën e shqiponjës dykrenare që është simbol i shqiptarëve. “Federatës së Futbollit të Zvicrës i janë bërë këto festime me shqiponjë të lojtarëve Granit Xhaka e Pajtim Kasami si një gjemb në sy. Tani përfaqësuesja duhet të vendosë rregulla sa i përket mënyrës së sjelljes”, shkruan gazeta zvicerane “Blick”. Xhaka kishte festuar një gol të shënuar kundër Hanoverit muajin e kaluar duke bërë shqiponjë dykrerëshe, ndërsa pak ditë më vonë Pajtim Kasami festoi në të njëjtën mënyrë kur shënoi golin e fitores në Athinë ndaj Juventusit (1-0) në Ligën e Kampionëve. “Këto gjeste mund të konsiderohen si problematike”, ka thënë Von Ah. Të njëjtin mendim kanë pasur edhe tifozë të shumtë të përfaqësueses së Zvicrës, të cilët kanë thënë se lojtarët e përfaqësueses helvete nuk duhet të festojnë me shqiponjë qoftë nëse shënojnë për klube, qoftë edhe për përfaqësuese. Në të vërtetë, festimet e futbollistëve shqiptarë me shqiponjë janë shtuar pas ngjarjeve që ndodhën në Beograd më 14 tetor në ndeshjen eliminatore mes Shqipërisë dhe Serbisë, ku futbollistët shqiptarë u sulmuan nga tifozët serbë, pasi më parë u vunë në mbrojtje të flamurit. Xhaka, me të shënuar golin, kishte thënë: “Ka qenë një javë e vështirë për mua. Vëllai im, Taulanti, ishte me Shqipërinë dhe ishte në mes të asaj ngjarjeje. Unë kurrë nuk do t’i fsheh rrënjët e mia. Po ashtu është mirë që me vëllanë tim një Xhakë luan për Shqipërinë. Sa për festimin tim, disa tifozë kishin një flamur të Shqipërisë dhe unë i kam përshëndetur ata në atë formë. Ata më përkrahin gjithmonë, ndonëse unë luaj për Zvicrën”. Ndërkohë, Pajtim Kasami po ashtu është shprehur se nuk i harron rrënjët e tij, edhe pse është i lindur në Zvicër. Festimi i tij ishte kritikuar ashpër edhe në Greqi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Koronavirusi po ridizenjon futbollin me shumë klube që tashmë janë në krizë financiare.

Zërat për një largim të mundshëm të Manuel Neuer nga Bayern Munich në merkaton e kësaj vere shtohen gjithnjë e më shumë, kjo për faktin s

Ish-futbollisti i Njukastëll, Nolberto Solano është arrestuar nga policia në Peru, duke mos respektuar orarin e vendosur  nga shteti në p

Edi Martini mori drejtimin e Teutës në mes të sezonit, pas shkarkimit të Bledi Shkëmbit.

Në Durrës kanë gjetur një mënyrë origjinale për të mos lënë lojtarët që jetojnë në qytetin bregdetar pa stërvitje.

Tani që kampionatet janë pezulluar për shkak të Koronavirusit, pritet që të ketë edhe probleme të shumta në anën financiare për shumë eki

Ditën e sotme ka përfunduar karantina për skuadrën e Realit të Madridit, e cila u izolua pas rastit pozitiv me koronavirus të basketbolli

Shkencëtarë të njohur kanë deklaruar me keqardhje se një ndeshje e Champions League muajin e kaluar në Milano, mund të ketë qenë pika e s

Klubi i Barcelonës ka vendosur që të mos presë më lojtarët dhe ka vendosur në mënyrë të njëanshme t’u shpallë luftë atyre duke shkurtuar

Ish-futbollisti i Ajaksit, Abdelhak Nouri, pësoi një dëmtim të frikshëm në një ndeshje miqësore të vitit 2017, ndaj Verder Bremer, ndërko