FIFA bën me dije se është jashtëzakonisht e kënaqur me peroformancën e arbitrave të saj në Kupën e Botës, Rusi 2018, por edhe me sistemin VAR pasi sipas qeverisë së futbollit botëror gjyqtarët kanë ditur ta përdorin si duhet atë dhe të evitojnë edhe pak gabime që është e vështirë të shikohen nga syri i njeriut.

Në 64 ndeshje të zhvilluara në total, teknologjia është përdorur në 455 raste të cilat kanë dashur ndërhyrjen e VAR-it me një mesatare prej 7,1 rastesh për ndeshje. Kanë qenë 20 vendimet që janë ndryshuar ose janë konfirmuar nga ndërhyrja e teknologjisë në fushë.

Nëpërmjet zëvendësekretarit të përgjithshëm kroatit Zvonimir Boban FIFA ka theksuar se përdorimi i VAR që krijoi aq shumë polemika ishte një sukses i vërtetë në Botërorin rus.