Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.

Për herë të parë një futbollist kroat fiton çmimim më prestigjioz në rangun individual të dhënë nga FIFA.

33-vjeçari pas një sezoni fantastik me Real Madridin në Spanjë dhe Kroacinë në Kupën e Botës, ka arritur të shpallet lojtari i vitit.

Mes kandidaturave, ishin Mohamed Salah, Kristiano Ronaldo dhe Luka Modriç. Pasi u shpall lojtari më i mirë i sezonit të kaluar në Champions League, kroati e mposht sërish portugezin, tashmë edhe në Çmimin e lojtarit më të mirë të vitit, dhënë nga FIFA.

Modric ka falënderuar të gjithë duke përshëndetur në tri gjuhë; anglisht, spanjisht dhe kroatisht.