Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Flamuri shqiptar ngrihet mes Beogradit, Izmir Smajlaj merr medaljen e artë

25/02/2021 - 22:25

Izmir Smajlaj vijon të dhurojë paraqitje të jashtëzakonshme. Atleti shkodran fitoi medaljen e tretë të artë në për vitin 2021, teksa u shpall kampion në Mitingun Ndërkombëtar të sallave të mbyllura që u zhvillua sot në Beograd të Serbisë.

Pas suksesit të arritur në Mitingun Ndërkombëtar në Salla ta Mbyllura në Vjenë të Austrisë, sportisti shkodran këtë radhë u shpall kampion i Ballkanit në edicionin e 26 të Ballkaniadës të zhvilluar në Stamboll të Turqisë, kompeticion ku morën sportistë nga 21 shtete.

Izmir Smajlaj, garues në kategorinë e kërcimit së gjati, e mbylli kompeticionin duke kërcyer në gjatësinë 7.91 m për t’u ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit duke bërë që në Stamboll të dëgjohej sërish himni shqiptar.

Vetë Smajlaj nuk e ka fshehur kënaqësinë e tij për këtë sukses që padyshim do të jetë një shtysë më shumë për kampionin shqiptar që si çdo sportist tjetër në mbarë botën, vëmendjen më të madhe e ka në drejtim të Lojërave Olimpike të Tokios, si evenimenti më i rëndësishëm sportiv.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.