Ndodh edhe kështu, të dëmtohesh në momentin e festimit të një goli.Diçka e tillë ka ndodhur me trajnerin e Borussias së Dortmundit, Lucien Favre.Ai pësoi një dëmtim në këmbën e majtë pasi fluturoi nga gëzimi në momentin që Julian Brandt shënoi golin e dytë në sfidën e Kupës së Gjermanisë mes Borussias së Dortmundit dhe Borussia Moenchengladbach, i cili përmbysi shifrat në favor të verdhezinjve, të cilët fituan 2-1 dhe u kualifikuan në raundin tjetër.

Episodin që ndodhi e shpjegoi vetë trajneri Favre, në konferencën për shtyp: "Kam pësuar një lëndim në një ligament dy ditë më parë në stërvitje, por e harrova këtë fakt në momentin e festimit të golit", deklaroi trajneri zviceran i Dortmundit.