Formacioni i javës në Champions, dominon Juventusi

21/09/2018 - 18:34

   Sigurisht që formacioni i javës së parë në Champions përbëhet nga lojtarë që kanë mundur të kenë sukses me skuadrat e tyre në ndeshjet e para në grupet e Championsit. Bie në sy që formacioni i javës dominohet nga lojtarë të Juventusit, pasi janë plot 4 lojtarë të bardhezinjve që janë rreshtuar në 11-shen më të mirë të javës.

Në portë është Shezli, i cili e shpëtoi disa herë “Zonjën e Vjetër” e si të mos mjaftonte priti një 11-metërsh në sekondat e fundit të ndeshjes. Në mbrojtje janë sërish 2 juventinë, me Kancelon që ka marrë krahun e djathtë, ndërsa në qendër është Bonuçi. Po ashtu në prapavijë është dhe Alaba i Bajernit, por dhe Tagliafiko i Ajaksit.

Në të majtë nuk kishte si të mos ishte madrileni Marselo.Në mesfushë Pogba ishte deçiziv me dy golat e tij me Junajtin. Edhe Pjaniç ishte protagonist me bardhezinjtë dhe ka vend edhe për të në këtë formacion. Befasi mund të jetë prezenca e Vlashik të CSKA-së së Moskës. Në sulm normalisht që Leo Mesi me tre golat e tij i ka bërë vend vetes në “Top 11”, por përkrah tij është sulmuesi i Pëlzen, Kërmenshik.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ajaxi i Amsterdamit përfiton nga barazimi i dytë radhazi i PSV Eindhoven dhe ngushton diferencën me kreun në vetëm 4 pikë.

Sulmuesi i Interit, Mauro Ikardi është çështja më e përfolur në Itali dhe të gjitha mediat evropiane po i japin një vëmendje të

Pas largimit të Kristiano Ronaldos nga Reali i Madridit, pesha e golave te madrilenët ka rënë mbi Karim Benzemanë dhe Garet Bej

Real Madridit është tronditur në shtëpi nga Girona.

Manchester United vazhdon të monitorojë me kujdes tregun e transferimeve të lojtarëve, në kërkim të emrave cilësorë për të përf

Volejbollistja shqiptare e talentuar, Erblina Bici, vetëm 2 javë më parë, fitoi Kupën e italisë me skuadrën e saj Igor Volley N

Ka qenë një kampionat shumë i ekuilibruar, ku ajo që bie në sy është se shpesh skuadra që shënon e para fiton ndeshjen.

Luiza Gega u konfirmua kampione e Ballkanit në salla të mbyllura në garën e 3000 metrave.

Për herë të parë në historinë e botërorëve të futbollit, një turne i përmasave të tilla mund të organizohet në 4 shtete të ndryshme.