Fortesa “Niko Dovana”, 11 ndeshje për të rënë

19/04/2019 - 21:27

Teuta është pushim këtë javë, pasi në program ka takimin me Kamzën e përjashtuar nga kampionati. Durrsakët do të marrin tre pikët në tavolinë dhe më pas do të mendojnë për ndeshjen me Kukësin në kampionat.

Kjo periudhë i shërben skuadrës së drejtuar nga Bledi Shkëmbi për të reflektuar mbi problemet që kanë pasur kohët e fundit. Tirana i mundi në fundjavë dhe Teuta pas 11 ndeshjesh në kampionat pësoi një humbje në shtëpi.

“Djemtë e Detit” nuk humbnin në stadiumin “Niko Dovana” që prej muajit shtator, në takimin kundër Kukësit që u zgjidh nga një gol i Rexhinaldos.

Gjashtë fitore numëronte në kampionat Teuta në shtëpi, ndërkohë që pesë takime të tjera janë mbyllur në barazim. Në këto ndeshje pa humbje, ekipi bregdetar nuk ka shënuar vetëm në një takim kundër Kamzës, që u mbyll me rezultatin e pastër 0-0.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Pas afrimit të sulmuesit ganez Sasid Abdul Khalid, Teuta ka bërë një tjetër lëvizje të rëndësishme në prag të sezonit të ri.

Teuta duket se ka bërë një përforcim cilësor në repartin e avancuar.Është klubi i Prishtinës në Kosovë, që njofton mbylljen e bashkëpunim

“Mezi po pres ditën e nesërme për të takuar kolegët e mi në stërvitje”, ishin fjalët e Felipe Kutinjos në prezantimin ditën e hënë.Edhe p

Jurgen Klopp surprizon jo pak me deklaratat e tij.

Ylli portugez nuk ka vendosur ende se kur do të ndalet së luajturi futboll, por thotë se kjo mund të ndodhë vitin tjetër.

Në Brazil janë të dashuruar me futbollin aq sa nuk ka rëndësi se ku luhet dhe për çfarë objektivi luhet pasi tifozët nuk mungojnë asnjëhe

Teuta ishte surpriza e kampionatit sezonin e shkuar duke rivalizuar për titull kampion deri në javët e fundit si edhe duke u renditur në

Pas miqësores së zhvilluar të shtunën me Laçin, ku humbi 0-2, Teuta i është kthyer fushës.

Merkatoja e prapavijës së Romës në këtë verë flet shqip.