Frika nga infektimi masiv, kombëtarja e njohur me skuadër… paralele

10/06/2021 - 22:03

Situata në kombëtaren e Spanjës, pasi u mësuan rastet me COVID të Serxho Busketsit dhe Diego Jorentes është shumë delikate. Nëse pak ditë më parë disa futbollistë ndërprenë pushimet e tyre për të qenë në qendrën stërvitore të gatshëm për t’iu bashkuar ekipit kryesor, paraditen e djeshme doli një tjetër listë.Luis Enrike dhe drejtuesit e Federatës Spanjolle kanë marrë vendimin për të grumbulluar 11 lojtarë të tjerë të rinj, të cilët do t’i shtohen këtij grupi për të formuar një kombëtare paralele.

Bëhet fjalë për të rinjtë Alvaro Fernandez, Oskar Mingeza, Mark Kukureja, Brian Gil, Huan Miranda, Gonzalo Vijar, Pozo, Brahim Diaz, Zubimendi, Zheremi Pino dhe Havi Puado. Ata luajtën në miqësoren kundër Lituanisë dhe pastaj qëndruan në qendrën stërvitore nën urdhrat e Luis Enrikes.Ky i fundit dëshiron që t’i ketë të gatshëm në rast se do të ketë shumë raste të tjera me COVID-19. Ky grup futbollistësh do të jetë bashkë me Rodrigo Morenon, Pablo Fornalsin, Karlos Solerin, Brais Mendezin, Raul Albiolin dhe Kepa Arrizabalagën.Federata Spanjolle njoftoi përmes një komunikate zyrtare që 17 lojtarët do të punojnë në mënyrë të veçuar nga pjesa tjetër e ekipit kryesor.

Në pritje të përgjigjeve apo ndryshimeve të shumta që mund të ndodhin deri në ditën debutuese, ata do të shpresojnë që të kenë fat dhe të marrin ftesën zyrtare për të luajtur në Europian. Ditën e djeshme këta lojtarë patën stërvitje nën urdhrat e trajnerit Luis Enrike në orën 11 paradite.Trajneri i Spanjës ka vendosur që të presë deri në ditën e fundit kapitenin Serxho Buskets, i cili ishte i pari që rezultoi pozitiv me COVID.

Nuk dihet ende se çfarë do të ndodhë me Diego Jorenten. Mbetet për t’u parë nëse do të neg ativizohen deri në javën e ardhshme, por kjo është shumë e vështirë. Pastaj gjithçka do të jetë “bast” i trajnerit, i cili duhet të marrë rrezikun për t’i pasur lojtarët e përzgjedhur në fillim për ndeshjen e dytë. Në fakt ata nuk do të stërviten për shumë kohë. E sigurt është që Europiani nuk ka nisur aspak mirë për kombëtar

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Nuk kanë të sosur telashet për organizatorët e Copa America-s, pasi në fillim të muajit maj iu desh të ndërronin vendin organizator dhe m

Teuta e mbylli me sukses këtë edicion duke fituar titullin kampion, por koha e festës ka përfunduar dhe kanë nisur përgatitjet për Kupat

Pas Spanjës dhe Suedisë, Covid-19 ka goditur edhe kombëtaren ruse.

Manolo Portanova, futbollisti 21-vjeçar i Xhenoas, i cili në të kaluarën ka luajtur dhjetëra ndeshje me fanellën e përfaqësueseve të mosh

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka patur gjithmonë në radhët e saj emra të spikatur në arenën ndërkombëtare, lojtarë të cilët kanë arrit

Gjithçka është e kryer, skuadra e Romës është një hap larg firmës me Granit Xhakën.

Dejvi Bregu i cili zhvilloi një sezon fantastik ku fitoi dhe “Këpucën e Artë” u shpreh se fitimi i titullit me Teutën ishte fryma e grupi

Iran Zhunior Gonçalves është largimi i parë në radhët e kampionëve të Teutës.

Numërimi mbrapsht ka marrë fund: sot është dita e Turqi-Itali dhe fillimit të “Euro 2020”, e shtyrë për një vit në sajë të shpërthimit të

Vështirë për t’u pikasur nga partnerët e tij, pavarësisht dy golave të tij ndaj Bullgarisë (3-0), Olivie Zhiru u ankua kishte pak shkëmbi